2007-11-13 17:54:56

Në Shkodër, Atë Luçiano Focer S.J. kremtoi 75-vjetorin e jetës rregulltare.


(13.11.2007 RV)95 vjet jete, nga të cilat, 75 kushtuar plotësisht Zotit e të afërmit, nga Italia, në Brazil e në Shqipëri: ky do të ishte, thënë me dy fjalë, portreti simbolik i misionarit jezuit, atë Luçiano Focer, që kremtoi të hënën e kaluar 75-vjetorin e jetës së tij rregulltare. Festa mblodhi në katedralen e Shkodrës qindra besimtarë, që ndoqën me emocion të thellë homelinë e jezuitit italian, shqiptuar me një shqipe të kulluar, mësuar që para se të detyrohej të largohej nga vendi i sotëm i misionit, për t’u rikthyer sapo seminari, nën drejtimin e jezuitëve, rihapi dyert: shërbim i Jolanda Babës nga Shkodra: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.