2007-11-13 17:52:42

Benedikti XVI do të shkojë në Lurdë në vitin 2008 për 150-vjetorin e dukjeve të Zojës.


(13.11.2007 RV)U paraqit sot paradite në Sallën e Shtypit të Vatikanit, programi i kremtimeve për 150-vjetorin e dukjeve të Zojës së Papërlyer në Lurdë, qytezë franceze në këmbët e Pirenejve, në të cilat do të marrë pjesë edhe Papa.
Ishte data 11 shkurt, kur Zoja e Papërlyer iu duk për herë të parë Bernardetës Subiru. Do t’i dukej më pas edhe 17 herë të tjera. Pikërisht këto dukje do të përkujtohen me një sërë kremtimesh jubilare, kalendari i të cilave u paraqit sot nga imzot Zhak Perrier, ipeshkëv i Tarbes e i Lurdës, i cili njoftoi se në kremtime do të marrë pjesë edhe Benedikti XVI.Datat e vizitave të Papës në Shenjtëroren mariane më të frekuentuar në botë, që pret çdo vit më se 6 milionë shtegtarë, do të përcaktohen së shpejti. Mendohet se në kremtimet e 150-vjetorit të dukjeve, numri i shtegtarëve do të thyejë çdo rekord, duke arritur në shifrën 8 milion vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.