Papa me ambasadorin e Xhakartës theksoi rolin e Indonezisë në luftën kundër terrorizmit
e në nxitjen e dialogut ndërfetar.
(12.11.2007 RV)Kërcënimi i terrorizmit për paqen dhe unitetin e Indonezisë
dhe roli i këtij vendi, ku bashkëjetojnë fe të ndryshme, në fushën politike ndërkombëtare,
ishin në qendër të vëmendjes në fjalimin e Benediktit XVI drejtuar zotit Suprapto
Martosemoto, ambasador i ri indonezian pranë Selisë së Shenjtë, gjatë audiencës së
sotme në Vatikan për paraqitjen e letrave kredenciale. Sigurisht– nënvizoi Ati
i Shenjtë – sot fenomeni ndërkombëtar i terrorizmit është një nga kërcënimet më të
rrezikshme. Prej këndej Papa vlerësoi lart qëndrimin e qeverisë së Xhakartës, e cila
dënon dhunën e terrorrizmin, pavarësisht nga pretekstet, dhe e konsideron si sulm
kriminal që, duke përbuzur jetën dhe lirinë, minon vetë themelet e shoqërisë. E edhe
Benedikti XVI dënoi me forcë posaçërisht rastet kur emri i Hyjit përdoret për të
përligjur veprime të tilla. Kisha – vijoi Papa, duke i qëndruar besnike mësimeve të
Mjeshtrit të vet, dënon njëzëri përdorimin e fesë për qëllime politike dhe nxit zbatimin
e ligjit humanitar në çdo aspekt të luftës kundër terrozrimit”Papa uroi që Indonezia,
vend me shumicë myslimane, rreth 90% në gjirin e një popullsie prej 200 milionë banorësh,
kohët e fundit, anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të luajë
një rol të rëndësishëm e pozitiv për promovimin e bashkëpunimit ndërfetar si brënda
kufijve të vet, ashtu edhe në bashkësinë ndërkombëtare.