2007-11-12 18:34:46

Një tekst më i sigurtë e më koherent: u paraqit botimi i ri i Leximeve liturgjike të Kishës italiane.


(12.11.2007 RV)U paraqit sot në Sallën Markoni të Radio Vatikanit, botimi i ri i ‘Leximeve liturgjike për Kishën italiane’ me tre vëllime, për ditët e javës e ato festive. Botimi i plotë, që do të realizohet brenda vitit 2008, do të ketë gjashtë vëllime. Botimin e i ri, kushtuar plotësisht Fjalës së Hyjit dhe shpalljes së saj në liturgji, e paraqitën, ndërmjet tjerësh, sekretari i përgjithshëm i Konferencës ipeshkvnore italiane, imzot Gjuzepe Betori dhe imzot Feliçe Di Molfeta, kryetar i Komisionit Ipeshkvnor për Liturgjinë.Për realizimin e këtij botimi, që nisi në vitin 2002, përveç shumë biblistëve, bashkëpunuan edhe liturgjistë e artistë. Libri i ri liturgjik pasurohet edhe me 80 figura.







All the contents on this site are copyrighted ©.