(12.11.2007 RV)Rritet shqetësimi për emergjencën ambientale në Detin e Zi e
në Detin e Azovit. Stuhia që dje shkaktoi mbytjen e 5 anijeve ka sjellë me vete viktima
e të humbur. Deri tani, janë shpëtuar 35 vetë, 3 trupa pa jetë janë gjetur në breg
e 8 marinarë janë të humbur. Autoritetet ruse flasin për “katastrofë ambientale me
përmasa serioze”. Ndër anijet e mbytura, edhe një naftëmbajtëse, e cila ka derdhur
në det rreth 1.300 tonelata naftë, ndërsa anijet e tjera ishin ngarkuar me squfur
dhe substanca ferroze. Ekspertët mendojnë se korrentet do t’i bien këto substanca
në Detin Mesdhe. Ndërsa po bëhen përpjekje për shpëtimin e ekuipazheve, autoritetet
ruse njoftojnë se dy anije po mbyten e rrezikohen edhe katër të tjera.