2007-11-10 17:02:40

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(11.11.2007 RV)Sot, e diela XXXII e kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar, u përkujtuan edhe Shën Martini, ipeshkëv i Turit dhe Shën Bartolomeu, abat i Grotaferratës. Të hënën do të kremtohen Shën Jozafati Kunsheviç, ipeshkëv e martir dhe Shën Diego, laik françeskan: na kujtojnë se Zoti kërkon nga ne të mos i shkandullojmë të vegjlit, ta falim gjithnjë atë që na fyen e sidomos, të lutemi për thellimin e fesë sonë.
Liturgjia e festës së Shën Nikollës I papë dhe Shën Agostinës Pietrantoni, që do të kremtohen të martën, na fton të bëjmë tonën sigurinë e Psalmisit: “Sytë e të drejtëve do të shohin Zotin”. E që ta shohim vërtetë, duhet të vemë në jetë mësimet që Jezusi ua dha Apostujve: “Të kryejmë me kujdesin më të madh e pa asnjë shmangie detyrat që kemi ndaj Zotit e të afërmit e me të njëjtin kujdes të jemi gjithnjë shërbëtorë të Mbretërisë së Tij.
Festa e Shën Serapionit, ipeshkëv i Aleksandrisë dhe e Shën Shtjefnit nga Kuneo, të mërkurën e ardhshme, na fton t’i kërkojmë Zotit gjënë më të çmuar: Fenë e vërtetë që shëlbon”.
Shën Alberti i Madh, ipeshkëv e doktor i Kishës, dominikan, që do të kremtohet të enjten, na kujton se Jezusi flet për vetveten duke kujtuar figurën e njeriut misterioz, parafolë nga Danieli profet.
Liturgjia e festës së Shën Margeritës së Skocisë dhe Shën Gjeltrudes, virgjër benediktine, që do të kremtohet të premten e ardhshme, duke folur për ngjarjet e tmerrshme që çuan në shkatërrim Sodomën, na kujton se duhet të jemi gjithmonë gati për ardhjen e dytë të Zotit.
“Kur Zoti të vijë rishtas mes nesh, a do të gjejë fe mbi tokë?” – kjo pyetje plot ankth, që liturgjia bën të shtunën e ardhshme, në festën e Shën Elizabetës së Hungarisë, terciare françeskane, na nxit t’i lutemi papushim Atit të mëshirës.







All the contents on this site are copyrighted ©.