2007-11-09 18:04:46

Pa zhurmë, 18-vjetori i rënies së Murit të Berlinit e lajme të tjera


(09.11.2007 RV)Kremtime jo shumë të rëndësishme në të gjithë Gjermaninë kanë karakterizuar 18-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, që shënoi fundin e ndarjes së Evropës në dy blloqe diametralisht të kundërta për nga sistemi që kishin adoptuar. Prej atij 9 nëntori të vitit 1989 shuëm gjëra kanë ndryshuar jo vetëm në ish-Lindjen komuniste, por edhe në vetë Evropën, e cila ka integruar tashmë në gjirin e Bashkimit Evropian disa nga vendet e ish-bllokut sovjetik.
Kësaj radhe, kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet në SHBA, duke preferuar vizitën në rençin teksan të presidentit Xhorxh Bush, në vend të ndonjë aktiviteti për të përkujtuar rënien e Murit të Berlinit. E vetmja gjë për t’u shënuar është se parlamenti ka miratuar sot ndërtimin e një monumenti për bashkimin dhe lirinë e Berlinit, i cili do të kujtojë revolucionin paqësor që solli rënia e murit në Gjermani.

Duket se po konrektizohet mundësia e dialogut ndërmjet Juntës ushtarake të Birmanisë dhe opozitës demokratike. Dje, i dërguari i OKB-së Ibrahim Gambari, duke u larguar nga vendi, foli për “një rrugë të re” në konfrontin ndërmjet palëve. Sot Çmimi Nobel për paqen, Aung San Su Çi, e cila ndodhet në arrest shtëpiak që nga viti 2003, është takuar me ministrin e ngarkuar nga qeveria për të mbajtur marrëdhëniet me opozitën. San Sy Çi ka mundur të flasë edhe me tre eksponentë të partisë së saj, Lidhjes kombëtare për demokracinë. Edhe kjo nuk i lejohej që prej tre vitesh.


Me një lëvizje politike të papritur, presidenti i Gjeorgjisë, Mikail Sakashvili shpalli zgjedhje të reja për 5 janarin e ardhshëm. Vendimi u mor pas manifestimeve të karakterizuara nga ndeshjet ndërmjet policisë dhe opozitës. Pritet që të revokohet gjendja e emergjencës, ndërsa duket i afërt përjashtimi i tre dipllomatëve gjeorgjianë nga Rusia. Në këtë mënyrë, Moska i përgjigjet largimit të tre funskionarëve të vet nga ambasada ruse e Tbilisit.

Burime qeveritare kanë njoftuar se në masakrën e së martës së kaluar në Baglan të Afganistanit, kanë humbur jetën 59 fëmijë e 5 mësuese, por mbetet akoma i pasigurtë bilanci i përgjithshëm i sulmit me kamikaze, në të cilin u vranë edhe 6 parlamentarë. Në pjesën tjetër të Afganistanit, vazhdon dhuna. Dhjetra talebanë janë vrarë në Helmand, ndërsa në Zabul, guvernatori i një distrikti ka humbur jetën në një pritë sëbashku me dy rojet e tij personale.







All the contents on this site are copyrighted ©.