2007-11-09 17:58:47

Imzot Marketo: Koncili II i Vatikanit, ngjarje e madhe, sintezë e traditës dhe e përtëritjes.


(09.11.2007 RV)Koncili II Ekumenik i Vatikanit ishte një ngjarje e madhe, sintezë e traditës dhe e përtëritjes, e jo shkëputje e plotë nga e kaluara, e aq më pak, krijim i një Kishe të re. Këtë theksoi imzot Agostino Marketo, sekretar i Këshillit Papnor të baritorisë për emigrantët dhe endacakët, në Takimim mbi Kishën katolike në shekullin XX, mbajtur sot në Ankonë të Italisë.
Gjatë fjalimit, Imzot Marketo kritikoi në mënyrë të posaçme të gjithë ata që deshën ta konsiderojnë Koncilin II të Vatikanit si një shkëputje të plotë nga tradita e Kishës. Prelati iu kundërvu sidomos interpretimeve të disa studiuesve të të ashtuquajturit ‘grupi i Bolonjës’, kryesuar nga Gjuzepe Alberigo, historian i krishterimit, vdekur në qershorin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.