2007-11-08 16:08:05

Presidenti i Pakistanit: zgjedhjet e reja brenda 15 shkurtit 2008


(08.11.2007 RV)Pak orë pas telefonatës jo shumë miqësore me presidentin amerikan Xhorxh Bush, presidenti pakistanez Pervez Musharraf shpalli se zgjedhjet parlamentare në vend do të mbahen brenda 15 shkurtit. Gjithashtu, ai konfirmoi se do të heqë dorë nga detyra e kreut të ushtrisë. Lajmi u dha nga televizioni shtetëror, i vetmi që vazhdon transmetimet pas shpalljes së emergjencës.
Kësaj jave, Gjykata e Lartë duhej të vendoste nëse zgjedhjet presidenciale të 6 tetorit, që i dhanë sërish fitoren Musharrafit, janë zhvilluar në mënyrë të rregullt, por me shpalljen e emergjencës të gjithë gjykatësit janë zëvendësuar me besnikë të presidentit. Ndërkaq, Partia Popullore e Pakistanit, me në krye Benazir Buton denoncon sot se janë arrestuar me mijëra aktivistë të saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.