2007-11-08 16:01:24

6 viktimat shqiptare në Maqedoni


(08.11.2007 RV)Ridimensionohet bilanci i viktimave gjatë operacionit të djeshëm policor në Maqedoni. Të vrarët janë gjashtë: dy shqiptarë nga Kosova, 2 nga Maqedonia, një person nga Shqipëria dhe një i paidentifikuar. Nuk dihet nëse ka humbur jetën edhe Lirim Jakupi, një ndër personat kryesorë për kapjen e të cilit u krye aksioni policor i përbashkët ndërmjet Maqedonisë e Kosovës. Të plagosurit janë po gjashtë, ndërsa policia ka arrestuar disa persona.







All the contents on this site are copyrighted ©.