2007-11-07 16:20:55

Vdekja e ringjallja në lirikën shqipe.


(07.11.2007 RV)Atë Gjergj Fishta ‘Burrnija’
1 Qitë dhambët përjashta, porsi lata t' prehta
Zgaverr kërçikët e plasaritët shtanguem,
Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta
T' cepit t' shpulpuem,
2. Atje n' moje t’mjerueme t' rruzullimit,
Zymtë e me ‘i hije t’trishtueme, t’ përmnershme
Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit,
Rrin Deka e tmershme.
3 Prej avisit t’ humnereve t’ zgavrrueme
Këthelltë në rrashtë të thát, plot mizorí,
Të hapët tërthoren e natyrës s’ krijueme
Kundron me mni,
4 E idhtë asa' i kercnohet. Nji t’ perqethët
Acarr, atë botë, natyrës i shkon, n’ per tejza,
Amull të cillët mbrendë ia ngurron të njethët
E jetës ndër fejza.
5 Me u zbé nisë rrezja shi n’ krue t’ vet shkëlqyeshem
Brés dryshku njeshet, n’atë shauret mbi rrota
Së moknes s’ rrokullís e boshtit rryeshëm
I vjen rreth bota.
6 Felgruemun njerzit nën tiara struken;
Për nën kunora pshtimin ata lypin!
Depertojnë rêt e nalt kah qiella zhduken;
N’ angrra t’ dheut zdrypin.
7 Por kot. Mizore ajo kosë t’ vet kah siell,
Shungllon thellimi për nën kupë t’ Empirit;
Gjarpen rrufeja lvitet neper qiell
E nën kambë të nierit.
8 Kthellë shperthen gjini i tokës. Tue bulurue
Gugson Vulkani zhari, flakë e shkndija;
Tallaz m’ tallaz nisë deti me gjimue,
Ulëron stuhija.
9 E para Dekës, atë herë, bijn rob e mbreta;
Shkrehen mbretní, qytetet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosën.
10 T’ poshtrat me t’ eprat vise pshtiellen n’ vaj,
E mnertë kah kosa cepit t’dekës të shkulet;
Kah m’ kërdhokla londit kerrçiku i saj
Shekulli përlulet.
11 Vetëm s’ përkulet para Dekës njai trimi,
N’ zêmer t’ cillit nuk randojn punë t’liga,
E qi s’ e ndalë, kû atë ta lypë perlimi,
As paja as friga.
12 Për nen mburojë t’ ndergjegjes s’ vet t’ kullueme;
Atje n’ kufi t’ Atdheut ase në truell
T’ elterit shêjt, pa u tutë, ai Dekes s’ shemtueme
I rrin kundruell.
13 Përpara tij shkon moti tu’ u endun:
Vjen fati i nierit tu’ u terrnue pa dá;
Tash mbreten n’ burg, tash shkartha m’ fron t’ permendu
Kanë për t'u pa.
14 Por, ngulë ai sŷnin n’ ideal t’ naltueshem,
Si ‘i kep, qi vala s’ mundet n’ det m’e lkundun,
Sido qi t’ dajë ndeshtrasha e dheut t’ mjerueshem,
Ngelë m’vend pa u tundun.
15 Jo po: as n’ flakë t’ armëve nuk veton ai sye,
As buzës s’ humneres nuk i dridhet thêmra:
Sheklli, po, mbarë me pasë për t’u shpërthye
S’ i ban lak zemra.
16 Rekton mbarë jeta per nen fyell t’ kerrçik’ e
Të Dekës s’ shemtueme, s’ permnershme, mizore:
Vetëm Burrnija - nji Burrni çelike
Asa’ i rrshet dore.







All the contents on this site are copyrighted ©.