2007-11-07 16:50:06

Izrael: kriza e vizave vijon të shqetësojë priftërinjtë e rregulltarët katolikë.


(08.11.2007 RV)RealAudioMP3 Kanë kaluar vite të tëra nga koha e premtimeve të qeverisë izraelite, e megjithatë meshtarët e murgeshat, sa herë që hyjnë e dalin nga Izraeli, kanë nevojë për një vizë të re hyrjeje, që u lëshohet nga ana e një konsullate izraelite, me vështirësi jo të pakta. Duhet të kalojnë muaj e muaj para se të kryhen praktikat për marrjen e një vize. Njerëzit që kryesojnë Kishën katolike në Tokën Shenjte nuk kanë protestuar publikisht, duke mos dashur të dëmtojnë marrëdhëniet me autoritetet civile izraelite, siç shprehet në mikrofonin e Radios sonë, Atë David Jager, jurist françeskan i Rojtarisë së Tokës Shenjte:

Përgjigje: - Problemi i vizave dhe i lejeve të qëndrimit po kalon një periudhë të re krize. Sa herë që ndodh kjo, vonesat e refuzimet shkaktojnë probleme të jashtëzakohsme për veprimtarinë baritore, për funksionimin e Kishës. Problemi themelor është se në Izrael nuk ka asnjë normë për lëshimin e vizave e të lejeve të qëndrimit, kështu që gjithçka lihet në dorën e nëpunësit të ditës që gjindet në sportel. Prandaj e theksoj se duhen përcaktuar pikërisht rregullat që i lejojnë Kishës të programojë veprimtarinë, duke e pasur të qartë kush mund të pranohet e kush jo, e sidomos, kur, sepse në kushtet aktuale nuk mund ta zhvillojë normalsiht veprimtarinë baritore. Në Marrëveshjen themelore të Izraelit me Selinë e Shenjtë të vitit 1993, është përcaktuar vija e së drejtës së Kishës për të pasur personelin e duhur në institucionet e saj. Ekziston edhe një marrëveshje për të përcaktuar pikërisht paktin mbi normat për lëshimin e këtyre lejeve, gjë që deri më sot nuk është bërë realitet.







All the contents on this site are copyrighted ©.