2007-11-07 18:15:45

8 të vrarë në sulmin e policisë maqedonase në Tetovë


(07.11.07 RV)Së paku 8 anëtarë të grupeve të armatosura shqiptare janë vrarë sot në përleshje me armë me repartet speciale të policisë maqedonase, gjatë një fushate të këtyre të fundit në Malësinë e Tetovës, afër kufirit me Kosovën. Operacioni i forcave maqedonase, sipas Ministrisë së Brendshme të Shkupit, u përqëndrua kundër një bande të armatosur, kryesuar nga një kosovar, që kërkohej edhe për vepra penale të tjera. Është sekuestruar një sasi e madhe armësh, duke përfshirë pjesë artilerie. KFOR-i ka mbyllur kufirin e Kosovës, për të shmangur përhapjen e tensionit.







All the contents on this site are copyrighted ©.