2007-11-06 17:41:14

OKB-ja, BE-ja dhe SHBA-të të shqetësuar për krizën politike në Pakistan


(06.11.2007 RV)Kriza politike në Pakistan vazhdon të shqetësojë bashkësinë ndërkombëtare. Pas SHBA-ve edhe OKB-ja dhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar Islamabadin se do të ndërpresin ndihmat ekonomike. I kanë kërkuar gjithashtu presidentit Pervez Musharraf të mos tregojë grushtin e hekurt ndaj opozitës dhe të favorizojë zhvillimin e demokracisë. Gati, përgjigjia e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, e cila me një notë i njofton të gjithë se deklarimi i gjendjes së emergjencës është punë e brendshme e vendit.


Partia e Punës e Kurdistanit është armiku i përbashkët i Turqisë dhe i SHBA-ve. Presidenti amerikan Bush, pas takimit të djeshëm me kryeministrin turk Erdogan mban dukshëm një qëndrim në favor të Turqisë. Gjithsesi, Ankaraja bën të ditur se hipoteza e ndërhyrjes ushtarake në Kurdistanin irakian nuk është arkivuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.