2007-11-06 17:38:45

Bilanc i rëndë në një atentat në Afganistan


(06.11.2007 RV)Atentat i rëndë kamikaze në Afganistan. Bilanci i sulmit kundër një grupi parlamentarësh që po vizitonin veriun e vendit flet për 90 të vdekur. 5 politikanë gjenden ndër viktimat e 50 janë të plagosurit. Nga ana tjetër, dhjetra talebanë kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi të NATO-s dhe të forcave të armatosura afgane në provincën e Baxhisit. Sipas dëshmitarëve lokalë, janë vrarë edhe disa civilë.

Kriza politike në Pakistan vazhdon të shqetësojë bashkësinë ndërkombëtare. Pas SHBA-ve edhe OKB-ja dhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar Islamabadin se do të ndërpresin ndihmat ekonomike. I kanë kërkuar gjithashtu presidentit Pervez Musharraf të mos tregojë grushtin e hekurt ndaj opozitës dhe të favorizojë zhvillimin e demokracisë. Gati, përgjigjia e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, e cila me një notë i njofton të gjithë se deklarimi i gjendjes së emergjencës është punë e brendshme e vendit.


Partia e Punës e Kurdistanit është armiku i përbashkët i Turqisë dhe i SHBA-ve. Presidenti amerikan Bush, pas takimit të djeshëm me kryeministrin turk Erdogan mban dukshëm një qëndrim në favor të Turqisë. Gjithsesi, Ankaraja bën të ditur se hipoteza e ndërhyrjes ushtarake në Kurdistanin irakian nuk është arkivuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.