2007-11-05 17:20:34

Vdekja e ringjallja në folklorin shqiptar


(05.11.2007 RV)Nga “Skanderbegu mbas gojëdhanash” (mbledhur prej Atë Marin Sirdanit)

Lodhë prej luftash e ma shumë prej ethesh që e kishin vû n’ teposhte shëndetin e tij, një natë Skanderbegu pá në andërr se, sa po fillonte me u ra kumbonëve të Katedrales së Lezhës, u turr urysh një turk e i dha një të shtyme aq të fortë, sa shtyllat, kumbonët e ai vetë u përplasën shqimit për tokë. Ne e nesre u çue i sëmuet, mblodhi shokët e u tha: “Bâne Zo’ hajr, se për në kjoshin gja andrrat, edhe pak kohë e unë kam me dekë e turku ka me e rrenue Shqypninë mbarë”.
Ndërsa po shkonte me luftue në betejën e fundit, i doli mordja para e i tha: “Ktheu dalë, bre Skanderbeg! - Po kush je ti e prej kah po na vjen? - Vetë jam mordja e dije se jeta jote ka mbarue! - Ik, hije e zezë! Po kah po e di se unë do të des? - Dje u hap në qiell libri i të dekunve e dikah zdrypi si një bashk i zi mbi krye tand”.
Skanderbegu i besoi dekës, mblodhi trimat e, para se me mbyllë sytë, i këshilloi: “Mbani besën, bashkimin, burrninë e bujarinë”. Mandej, si puthi të birin, tha: “Kjoshi lirë e bekue!”. E mandej ndodhi ajo gjama e madhe. Skanderbegu diq e Pal Dukagjini qiti vajin tue vikatë: “Tundu Shqipni, se jeta jote u err; malet u çanë; krepat mbi krojet u rrogomisen!”. E vajin e tij e shoqnuen kumbonët e kishëve, që nisën e ranë së veti… në sa në qiell të haptë hinte zemërmadhi – Skanderbegu i pafati.







All the contents on this site are copyrighted ©.