2007-11-05 18:29:14

Turqi-Irak: Bush pret Erdoganin në Shtëpinë e Bardhë


(05.11.2007 RV)Kryeministri turk Erdogan u takua sot me presidentin amerikan Xhorxh Bush, në atë që konsiderohet shansi i fundit për të shmangur ndërhyrjen ushtarake të Ankarasë në Kurdistanin irakian. Të nesërmen e lirimit të 8 pengjeve turke nga ana e kurdëve të Partisë së Punës së Kurdistanit, Erdogan përsëriti qëndrimin turk, sipas të cilit nuk do të ndërhyhet vetëm nëse amerikanët dhe irakianët japin garanci të majftueshme se do të shkatërrojnë bazat e rebelëve në veri të Irakut. Ndërkaq, njoftohet se shumë prej separatistëve kurdë po largohen nga Iraku në drejtim të Iranit.


Lindja e Mesme e terrorizmi janë temat në rendin e ditës së mbledhjes së ministrave të jashtëm të 37 vendeve të partneritetit euro-mesdhetar, që u hap sot në Lisbonë të Portugalisë. Në kalendar, edhe takime me delegacionet izraelite e palestineze për të diskutuar mbi gjendjen në zonë, në prag të konferencës së Anapolisit, organizuar nga presidenti amerikan Bush.
Ndërkaq, sot, sekretarja amerikane e shtetit, Kondolica Rajs është takuar në Ramallah me autoritetet palestineze. Akoma asnjë marrëveshje për një deklaratë të përbashkët izraelito-palestineze në përfundim të konferencës së Merilendit, por sipas zonjës Rajs kjo do të arrihet para se të përfundojë mandati i presidentit Bush.







All the contents on this site are copyrighted ©.