2007-11-05 17:20:24

Sot Kisha kujtoi Shën Domninin martir.


(05.11.2007 RV)Për Shenjtin që u kremtua sot nga Kisha katolike, kemi njoftime tepër të pakta, që mund të përmblidhen në fjalët: “Derdhi gjakun për Krishtin në Çezare të Palestinës”.
Disa studiues besojnë se Shën Domnini u martirizua nën perandorin Maksimian, së bashku me Teotimin, Filoteun e Silvanin. Të tjerë përpiqen të vërtetojnë shkencërisht se Shenjti e pësoi martirizimin nën perandorin Dioklecian (shek IV).Çka dimë me siguri, është se Euzebi i Çezaresë, historian i martirizimit të të krishterëve të parë, e kujton si një nga martirët më të njohur të Palestinës. Sipas këtij burimi të sigurtë, Domnini ishte një djalosh i krishterë tepër i ditur. Madje historiani i bashkësive të para të krishtera shpreh mendimin se mund të ketë qenë mjek i cili, në përpjekjen për t’i përngjarë Krishtit, e shkriu jetën e tij të shkurtër, duke shëruar sëmundjet e korpit e të shpirtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.