2007-11-05 18:22:24

Cështja Sollaku, vazhdon debati në Kuvendin e Shqipërisë


(05.11.2007 RV)Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua sot debati për raportin e Komisionit hetimor “Sollaku2”. Ndersa deputetët e djathtë kërkuan nga Kuvendi shkarkimin e Sollakut dhe vendosjen e një prokurori të ri, e majta e ka vlerësuar nismën si anti-kushtetuese. Nga ana e tij, kryeprokurori Theodhori Sollaku ka deklaruar se përfundimet e këtij komisioni të dytë janë të njëjta me të parin, rezultatet e të cilit u hodhën poshtë nga kreu i atëhershëm i shtetit, Alfred Moisiu.








All the contents on this site are copyrighted ©.