2007-11-02 16:40:33

Vdekja e ringjallja në lirikën shqipe.


(02.11.2007 RV)Lasgush Poradeci “Vdekja e Nositit”
(Nositi, siç thirret në Pogradec pelikani, është edhe simbol i Krishtit që me gjakun e tij, shëlben mbarë njerëzimin. Prandaj pelikanin e gjejmë vazhdimisht të skalitur mbi dyert e tabernakujve).Me zjarr ju flas..., me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t'i jap shpresë-edhe t'ja marr...


Un' ik liqerit zemërak,
fatlum dh'i pastër si zëmbak,
po zemra ime kullon gjak:


Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
dh'u jap ushqim me dashuri -
një dashuri për llaftari:


Pa nis ah! gjirin ta godas...
dh'e hap ah! gjirin më një ças...,
dh'i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!...


Ahere-helmohet e buçet
pas mallit tim liqeri-i shkret,
e rrit tallazin posi det.


Ay e tund, ay e shkund,
ay e hap sa me të mund,
gjer mun në gjit, gjer mun në fund.


E shpirtin dyke ma përcjellë,
më thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë
ky gjir'i em që të pat pjellë...


...Me zjarr ju flas, me zjarr.









All the contents on this site are copyrighted ©.