2007-11-02 17:43:34

Turqia vendos sanksione kundër Kurdistanit irakian. Fillon Konferenca ndërkombëtare për Irakun


(02.11.2007 RV)U hap sot në Stamboll, konferenca mbi Irakun në të cilën marrin pjesë 5 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ata të G-8-ës. Në tryezën e bisedimeve, tensioni ndërmjet Bagdadit dhe Ankarasë. Në Turqi ka mbërritur sekretarja e shtetit amerikan, Kondolica Rajs, e cila po përpiqet të bindë kryeministrin Erdogan të mos ndërhyjë ushtarakisht kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut. Ndërkaq, në Irak, një ushtar polak është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit të një mine artizanale.







All the contents on this site are copyrighted ©.