(02.11.2007 RV)5 milion firma kundër dënimit me vdekje do të paraqiten sot
para presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Srgjan Kerim, nga një delegacion
i përbërë prej Bashkësisë italiane të Shën Egjidit dhe prej Koalicionit Botëror kundër
dënimit me vdekje. Takimi do të ndiqet nga një konferencë shtypi, në të cilën do të
flasë, i lidhur me video, edhe kardinali Renato Rafaele Martino, president i Këshillit
papnor për Drejtësinë e Paqen. Dje, Brazili dhe Zelanda e Re, në emër të 72 vendeve
depozituan në komisionin përkatës të asamblesë, projekt-rezolutën mbi pezullimin e
dënimit me vdekje.