2007-10-31 16:08:14

Myanmar:murgjit kthehen për të protesuar pas shtypjes së kryengritjes, 200 murgji budistë marshkojnë duke kënduar e lutur në Pakokku


(31.10.'07 RV)Të veshur me petka tradicionale të kuqe, murgjit e ish Birmanisë janë kthyer përsëri në shesh për të protestuar në mënyrë paqësore kundër regjimit ushtarak në pushtet. Për herë të parë pas shtypjes së kryengritjes së muajit të kaluar, afër 200 murgji kanë marshuar nëpër rrugë të qytetit Pakkoku. Demostratat e reja janë organizuar në vigjilje të ardhjes në ish Birmani të të dërguarit të OKB-së, Ibrahim Gambarit, për misionin e dytë të tij në zonë nga 3 deri më 8 nëntori i ardhshëm, e që kur regjimi ushtarak ka vendosur lirimin nga burgu të 7 të burgosurve, mes të cilëve edhe disa anëtarë të opozitës të Lidhjes kombëtare për demokraci.







All the contents on this site are copyrighted ©.