(30.10.'07 RV)Përsëri gjakëderdhje në Pakistan. Nga një sulm vetëvrasës me
bombë në Ravalpindi, jo larg shtabit të përgjithshme ushtarak të presidentit Musharraf
vdiqen të paktën 7 vetë e u plagosën 13 të tjerë. Ndër të vrarë janë tre policë dhe
katër këmbësorë të rastit. Sipas televizionit pakistanez në momentin e shpërthimit,
Musharraf i cili gjendej në rezidencën e tij brenda shtabit të përgjithshëm ushtarak,
ishte në mbledhje me përfaqësuesë qeveritar e provincial për të diskutuar mbi situatën
e vështirë të këtyre ditëve në Vend.