(29.10.2007 RV)Ermelinda lindi në Lovenjul të Brabantit, në Belgjikën e sotme.
Ishte bijë e Ermeonoldos dhe Armensindës, të lidhur me familjen e fuqishme Pipini. Që
e njomë, vendosi të mos pranonte asnjë propozim për martesë dhe hoqi dorë nga pasuria
e salltaneti i familjes. Iku nga shtëpia, në kërkim të vetmisë e të heshtjes, derisa
u ndalua në fshatin Boveshën, ku nisi të jetojë si rregulltare, duke shkuar në Kishë
natën me këmbët e zbathura. Iu desh t’u kundërshtonte të vëllezërve, zotërinj të vendit,
që vendosën ta detyrojnë të kthehet në shtëpi. E ndoqën një natë kur shkonte në Kishë
por, në sa po e kapnin, një engjëll e lajmëroi për qëllimin e tyre e ajo mundi të
ikte. U nis për në Meldert, ku vdiq 48 vjeçe në fund të shekullit VI. Nisi të nderohej
si shenjte posaçërisht në Lovenjul e Meldert. Në Lovenjul, në trojet e familjes së
saj, gurroi një burim i mrekullueshëm, ujtë e të cilit shëronte sëmundjet e syve.
Besimtarët e quajtën ‘Burimi i Shën Ermelindës’. Në Meldert, ku u varros e u zhvarros
disa herë, për shak të trazirave të kohëve, kulti i saj u bë edhe më popullor, madje
aty u themelua edhe një bashkëvëllazëri kushtuar Shenjtes. Emri Ermelinda është
shumë i përhapur në të gjithë Evropën, edhe në format e shkurtuara Linda e Inda.Ky
emër është me zanafillë gjermane: përbëhet nga fjalët Erme ‘i fuqishëm’ dhe ‘linta’
mburojë’, pra do të thotë ‘mburoja e të fuqishmit’.