2007-10-29 17:24:16

Papa presidentit Nikanor Duarte Frutos: “Uroj që Paraguai të vijojë përpjekjet për të mirën e përbashkët, duke u frymëzuar nga vlerat e krishtera”.


(29.10.2007 RV)Roli i Kishës dhe i shtetit për të mirën e popullit të Paraguait, ishte tema kryesore e takimit të Benediktit XVI me presidentin paraguaian, Nikanor Duarte Frutos, i cili u prit sot në Vatikan me bashkëshorten e grupin shoqërues.
Pas audiencës tek Papa, presidenti i Paraguait u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone si dhe me kryeipeshkvin Dominik Mambertì, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet. Takimet e përzemërta – njofton një notë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë - shërbyen për të prekur temat më të mprehta aktuale me interes të përbashkët, duke nisur nga situata e sotme në vend, tek roli i veçantë që luajnë Kisha e shteti në jetën politike dhe në zhvillimin njerëzor, moral, edukativ e shoqëroro-ekonomik të kombit paraguaian. Në përfundim të vizitës – urimi që shoqëria e Paraguajt të vijojë përpjekjet në shërbim të së mirës së përbashkët, ligjshmërisë e paqes shoqërore, e frymëzuar nga vlerat e krishtera të drejtësisë dhe të respektit reciprok ndërmjet të gjithë nënshtetasve.







All the contents on this site are copyrighted ©.