2007-10-29 17:24:31

Njoftim për Koncistorin e 24 nëntorit lidhur me krijimin e 23 kardinajve të rinj.


(29.10.2007 RV)Zyra e Kremtimeve Liturgjike Papnore publikoi sot njoftimin për Koncistorin e zakonshëm publik, që do të mblidhet nga Papa më 24 nëntorin e ardhshëm, në orën 10. 30, në tremen e Bazilikës së Vatikanit, për krijimin e 23 kardinajve të rinj. Kardinajtë do të presin vizita pasditen e 24 nëntorit, nga ora 16. 30 deri në orën 18. 30.Të dielën, më 25 nëntor, Solemniteti i Krishtit, Mbret i Gjithësisë, Papa do të kryesojë, në Sheshin e Shën Pjetrit, bashkëkremtimin e Meshës Shenjte me kardinajtë e rinj, të cilëve do t’u dorëzojë Unazën kardinalore.







All the contents on this site are copyrighted ©.