2007-10-27 15:46:37

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 30-të gjatë vitit kishtar “C”: Zoti nuki meritohet, pranohet!


(27.10.'07 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 30-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit liturgjik.
Fjala e Zotit e kësaj së diele na thërret të jemi të përvujtë e të kemi besim në Hyjin. Fjala e Zotit na siguron se Hyji e pranon lutjen e të përvujtit e të skamnorit. E kështu edhe në këtë diele leximet biblike na ftojnë të vazhdojmë meditimin mbi lutjen e krishtërë. Këndej nuk duhet të befasohemi nga ky inzistim duke ditur mirë se lutja është thelbi e shpirti i ekzistencës kristiane. Pjesa më e madhe e 30 miliardë celizash që përbëjnë trupin tonë dëmtohen e përtërihen në një hark kohor prej tri vjetësh.
Le të mendojmë në madhësinë e përjetimeve që mbledhim çdo vit në brendësi të ndërgjegjës sonë. E megjithëkëte, shpesh herë këtij evolucioni, që na bën të ndryshëm duke mbetur e na lënë përherë të njëjtë në veten tonë, nuk na shoqëron një pasuri paralele e jetës sonë shpirtërore. Sot pra është i nevojshëm të bëhët një bilanc i stilit, i mënyrës dhe i pasurisë së lutjes sonë personale për të shmangur që ajo të mbetët ende e ndalur në nivelin “foshnjor” apo primitiv e të mos rritet e pjeket bashkë me ne.
Lutja duhet ta shpik e ti japë kuptim ekzistencës sonë. Pra lutja është e domosdoshme për ti dhënë kuptim, shije e orijentim jetës. Lutja duhet ta fekondoj e shndërrojë jetën të tërë sipas planit e vullnetit të Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.