2007-10-27 16:47:58

Letër e Papës profesor Vian, që sot drejtor i ri i gazetës L’Osservatore Romano-s’.


(27.10.2007 RV)Me nderim të thellë e përzemërsi të sinqertë Papa përshëndet profesorin Vian në ditën kur nis detyrën e re me pergjegjësi të madhe për vetë natyrën e veçantë të gazetës vatikanase. Përgatitja e tij e thellë kulturore si historian i krishterimit – shkruan Papa – e posaçërisht njohja e historisë së papnisë bashkëkohore, përvoja në lëmin e gazetarisë, si editorialist i disa gazetave e revistave, bashkëpunimi dhjetëvjeçar me ‘L’Osservatore Romano-n’ e edhe fakti që i përket një familjeje me tradita të krishtera në shërbim besnik ndaj Selisë së Shenjtë, përbëjnë një garanci të sigurtë për kryerjen me sukses të detyrës delikate që i është besuar.Ati i Shenjtë uron që gazeta vatikanase të promovojë dialogun ndërmjet besimtarëve e jo besimtarëve, duke dëshmuar fekonditetin e takimit të fesë me arsyen.







All the contents on this site are copyrighted ©.