2007-10-27 16:48:10

Kryeartikulli i parë i profesor Vian:gazeta e Papës u drejtohet miqësisht të gjithëve, për t’u ballafaquar, me respekt e qartësi, në tema si dinjiteti i njeriut e drejtësia.


(28.10.2007 RV)Sot editoriali i gazetës së mirënjohur vatikanase, pas 23 vjet drejtimi nga ana e Mario Agnes, që përshëndetet me lexuesit, nënshkruhet me emrin e drejtorit të ri. “Gazetë e ideve”- “gazetë e Papës”, që ka për qëllim t’i përhapë mësimet dhe predikimet e Pasardhësit të Shën Pjetrit, duke ruajtur natyrën e veçantë dokumentare e duke zhvilluar atë të informacionit gazetaresk”. Kështu shkruhet në kryeartikullin e numrit të parë, nënshkruar nga drejtori i ri i ‘L’Osservatore Romano-s’, Gjovani Maria Vian, i cili njofton se fletorja do të vijojë të ketë frymëmarrje ndërkombëtare, duke i lënë hapësirën e duhur panoramës informative botërore, në të cilën një vend të rëndësishëm zënë kishat e bashkësitë fetare katolike në kontinente të ndryshme, gjithnjë në dialog me konfesionet e krishtera, por edhe me hebraizmin, islamin e fetë e tjera të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.