2007-10-25 19:05:26

Vdiq në RomëTerezina Koliqi, motra e kardinalit Mikel Koliqi.


(25.10.2007 RV)Mbrëmë, në shtëpinë e Rregulltareve Shërbëtore të Bariut të Mirë, në Romë, ndërroi jetë zonja Terezina Koliqi, e fundmja që kishte mbetur gjallë nga breznia e vjetër e familjes së madhe të Koliqëve, e cila i dhuroi Shqipërisë kardinalin e parë shqiptar, Mikel Koliqin dhe shkrimtarin e shquar, Ernest Koliqin. Salikimet e zonjës Koliqi do të kremtohen nesër, më 26. 10. 2007, në kapelën e shtëpisë Rregulltare të Shërbëtoreve të Bariut të Mirë, Via Valle Lungo, 7, ku kaloi vitet e fundit të jetës e ku mbylli edhe sytë. Më pas do të varroset në varrezën romake të ‘Portës së Parë’, pak më larg nga vendi ku pushojnë në paqe prindërit e saj dhe i vëllai, Ernesti.







All the contents on this site are copyrighted ©.