2007-10-25 18:33:41

Maqedonia nuk lejon flamurin shqiptar në institucione


(25.10.2007 RV)Maqedonia nuk do të lejojë më valëvitjen e flamurit shqiptar në institucionet e saj. Gjykata Kushtetuese e Shkupit shfuqizoi dje disa nene të ligjit “Për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike”, duke vendosur që flamuri i pakicave etnike nuk do të ngrihet çdo ditë para ndërtesave qeveritare, por vetëm në rastet e festave shtetërore. Përdorimi i flamurit kufizohet edhe në jetën e përditshme të qytetarëve.
Ligji është miratuar në vitin 2005 si zbatim i marrëveshjes së Ohrit, e cila u premtonte shqiptarëve më shumë të drejta, përdorimin e gjuhës, të simboleve etnike dhe përfshirjen më të madhe në administratën maqedonase. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë edhe një ndër kërkesat kryesore të Bashkimit Evropian për të nënshkruar me Maqedoninë, marrëveshjen e asociim-stabilizimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.