2007-10-25 18:29:56

Barroso, Topit: më shumë luftë kundër korrupsionit dhe krimit


(25.10.2007 RV)Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi u takua në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Zhosè Manuel Barroso. Në Konferencën e shtypit, Barroso tha se i ka adresuar “një mesazh të qartë” Bamir Topit, në të cilin kërkohet që Tirana të luftojë më tepër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërkaq, në vend, parlamenti i Shqipërisë vendosi të ngrihet komisioni hetimor “Sollaku 2”, i dyti brenda një vitit. Kryeprokurori Theodhori Sollaku akuzohet për korrupsion dhe për shpërdorim të detyrës.

Nga e diela e deri më 2 nëntor, Giffoni Film Festival kthehet në Shqipëri për edicionin e tretë të “Giffoni-Shqipëria”. Parashikohet një program i pasur me të reja interesante për zhvillimin e filmit shqiptar për fëmijë e të rinj. Gjatë konferencës së shtypit do të paraqitet edhe një film mbi të rinjtë e veriut, viktima të ngujimit sipas Kanunit, i cili në këtë rast, u mohon arësimimin. Filmi do të realizohet së shpejti. Juria është e përbërë nga 13 italianë të moshës 15-18 vjeçare, nga 20 serbë e malazez e nga nxënësit e shkollave tetëvjeçare e të mesme në Shqipëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.