2007-10-24 16:40:53

OSBE-ja: partitë e Shqipërisë të dialogojnë për reformën në drejtësi


(24.10.2007 RV)Reforma e drejtësisë në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e OSBE-së. Ambasadori i organizatës në Tiranë, Helmut Lohan u bëri thirrje sot partive politike, që të gjejnë gjuhën e dialogut, aktualisht të kompromentuar për shkak të çështjes “Sollaku”.
Po nuk është vetëm drejtësia fusha me probleme që presin zgjidhje nga politikanët shqiptarë. Edhe këtë vit, furnizimi me energji elektrike i popullsisë varet nga dimri. Kulmi është se këtë deklaratë e bën vetë drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhiu, sipas të cilit do të importohet nga jashtë një sasi energjie më e madhe se vitet e tjera. Gjynah që në programin e saj qeveria aktuale specifikon se furnizimi i pandërprerë me energji do të sigurohet brenda vitit 2007, pra brenda këtij viti.







All the contents on this site are copyrighted ©.