2007-10-23 18:19:30

Erdogan kërcënon me sanksione Irakun. Bagdadi premton mbylljen e zyrave të Partisë së Punës së Kurdistanit


(23.10.2007 RV)Rrezikon të shkallëzohet edhe më tej gjendja në kufirin Turqi-Irak. Ministri i jashtëm turk, Ali Babaxhan, për vizitë në Bagdad, hodhi poshtë ofertën për armëpushim të separatistëve kurdë. Turqia nuk bën marrëveshje me terroristët, deklaroi ai. Gjithsesi, kreu i dipllomacisë turke arriti të marrë premtimin se irakianët do të ndihmojnë forcat turke në shkatërrimin e kampeve të Partisë së Punës së Kurdistanit në veri të Irakut.
Nga ana e tij, kryeministri turk Erdogan, gjatë një konference shtypi në Londër së bashku me homologun e tij britanik, Gordon Braun saktësoi se Ankaraja, në një ndërhyrje të mundshme, nuk do të sulmojë pozicionet e kurdëve dhe nuk ka pretendime territoriale ndaj Irakut.


Në terren ndërkaq shkallëzohet dhuna. 16 civilë kanë humbur jetën në Irak të goditur nga një sulm ajror amerikan. Sipas amerikanëve, civilët janë marrë si terroristë. Mbi këtë ngjarje është hapur një proces hetimor, por që sot, shumë deputetë irakianë janë shprehur se kanë ndërmend të kërkojnë që parlamenti të ridimensionojë mundësitë e lëvizjes dhe të ndërhyrjes së ushtarëve amerikanë në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.