2007-10-22 17:15:15

Sidnei 2008: organizatorët kanë programuar edhe shfaqje, ekspozita, vallëzime e dreka rinore.


(22.10.2007 RV)Do të ketë edhe këngë, muzikë, skena të vogla teatrale, dëshmi e darka, për t’i gjallëruar sa më shumë tre takimet katekistike të Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë, që do të kremtohet në Sidnei nga 15 deri më 20 gusht 2008. Agjensia SIR njofton edhe datat, tashmë të caktuara: të mërkurën, 16, të enjten 17 e të premten 18 gusht, nga ora 9.00 deri në orën 11. 00, para kremtimit të Meshës. Për mbledhjet e të rinjve, që do të ndahen në grupe gjuhësore prej 200 deri në 2000 vetë, janë caktuar 300 vende takimi, duke nisur nga famullitë, shkollat, qëndrat sportive e vende të tjera publike. Organizatorët kanë parashikuar që, pas katekizmit, ndër famullitë të ketë edhe dreka me mish të pjekur në hell sipas mënyrës australiane. Më 15 deri më 18 korrik do të organizohet edhe Festivali i rinisë, gjatë të cilit do të ketë shfaqje, ekspozita, forume, vallëzim, filma, shfaqje teatrore e ungjillëzim në rrugë. Ndërmjet takimeve më të pritura, pa llogaritur më të rëndësishmin, takimin me Papën, është edhe shtegtimi drejt katedrales së St. Mary, ku të rinjve do t’u drejtohet ftesa t’ia besojnë jetën e tyre Virgjërës Mari përpara ikonës së Zojës, Ylli i Jugut!








All the contents on this site are copyrighted ©.