Kina "rinovon" krerët e partisë. Hu Hintao sërish sekretar i parë.
(22.10.2007 RV)Si në traditën më të mirë komuniste, Kina paraqiti sot para
shtypit ndërkombëtar grupin drejtues që doli nga Kongresi i 17-të i Partisë, mbajtur
javën e kaluar në Pekin. Hu Hintao u konfirmua sekretar i përgjithshëm edhe për pesë
vjet të tjera dhe Komiteti i partisë mbetet po ai me dy ndryshime, dy persona të rinj,
që konsiderohen mjaft të rëndësishëm.