2007-10-20 16:36:34

Thirrje e Papës bashkësisë ndërkombëtare për luftë kundër varfërisë, në audiencën me presidentin e Republikës Qendroafrikane.


(20.10.2007 RV)Dhjetë minuta bisedime për të njohur nga afër situatën kombëtare e ndërkombëtare të Republikës Qendroafrikane, për të cilën Papa kërkoi ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare në luftë kundër varfërisë në vendin, ku njerëzit jetojnë në kushte vërtetë të vështira.
Gjatë bisedimeve - lexohet në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Vatikanit – u prekën temat më të mprehta të realitetit në Republikën Qendroafrikane, duke u përqëndruar kryesisht tek procesi i paqes dhe tek roli që ka luajtur Kisha në zhvillimin me sukses të dialogut kombëtar, të shëndetësisë e të arsimit. U theksua – vijon nota – se vendi ka nevojë të ndihmohet nga bashkësia ndërkombëtare, në përpjekjen për të lehtësuar varfërinë dhe për të kapërcyer vështirësitë e tjera aktuale.







All the contents on this site are copyrighted ©.