2007-10-20 16:36:43

Nesër, vizita baritore e Benediktit XVI në Napoli.


(20.10.2007 RV)Nesër Benedikti XVI do të jetë për një vizitë të shkurtër, por me domethënie të thellë, në qytetin e Napolit. Është një inkurajim për qytetin, që po jeton çaste shumë të vështira shoqërore e që nesër do të bëhet vend-simbol i dënimit të çdo forme të dhunës. E kjo sepse, gjithnjë nesër, në Napoli do të mbahet edhe takimi vjetor i lutjes për paqen, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit. Do të jenë të pranishëm, me këtë rast, prijësit e feve të mëdha botërore, që pasdite do të takohen me Benediktin XVI.
Ati i Shenjtë do të arrijë me helikopter në Sheshin e Stacionit Detar të portit napolitan në orën 9. 15. Në orën 10. 00, Benedikti XVI do të kryesojë bashkëkremtimin eukaristik në Sheshin e Plebishitit, në qëndër të qytetit, ku do të thotë edhe lutjen e Engjëllit të Tënzot.
Menjëherë pas Meshës, rreth orës 13. 00, Papa do të takohet, në Seminarin kryeipeshkvnor të Kapodimontes, me kryetarët e delegacioneve që marrin pjesë në takimin ndërkombëtar për paqen, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit. Pas drekës, Benedikti XVI do të shkojë për t’u lutur në katedralen e Napolit ku, pas adhurimit të të Shenjtnueshmit Sakrament dhe nderimit të relikeve të Shën Gjenarit, Pajtor i qytetit, do të niset drejt Romës.Sipas parashikimit, Benedikti XVI do të largohet nga Napoli rreth orës 17. 30, për të arritur në eliportin e Vatikanit një orë më vonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.