2007-10-19 20:49:06

Qeveria e Bagdadit indiferente për fatin e meshtarëve të rrëmbyer në Irak.


(19.10.2007 RV)Kështu - sipas agjensisë MISNA - shprehet imzot Bazil Gjorgj Kazmusa, kryeipeshkëv katolik i Mosulit në Irak, në prag të skadencës së kërkesës që kanë bërë rrëmbyesit për pagesën e shumës, që do të çonte në lirimin e Atë Pius Afas e Atë Mazen Ishoa, të rrëmbyer pak ditë më parë.Madje prelati flet për indiferencë të përgjithshme nga ana e qeverisë, kur bëhet fjalë për fatin e të krishterëve në Irak. Asnjë politikan nuk na thirri, së paku për të shprehur solidaritetin – thekson imzot Kasmusa, nuk pati asnjë lloj ndërhyrjeje – vijon - dhe më pas u drejtohet besimtarëve të krishterë, të cilëve u kërkon të luten për paqen, të mos largohen nga vendi e t’i respektojnë të gjitha grupet që e popullojnë Irakun.







All the contents on this site are copyrighted ©.