2007-10-19 20:28:50

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 29-të gjatë vitit ‘C’: Lutja ushqehet nga feja e jo prej formulave


(20.10.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë hyjnore të dielës së 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Tema kryesore e leximeve biblike të kësaj së diele, dëgjues të nderuar, është lutja, ngusht e lidhur me temën e fesë e të Fjalës së Zotit. Pra, liturgjia e kësaj së diele është një katekizëm biblik mbi lutjen. Leximet biblike na paraqesin pesonalitetët, njerëzit e shquar në lutje para Hyjit, na paraqesin rëndësinë e lutjes. Në mënyrë të veçantë Ungjilli i kësaj së diele nënvizon qendresën në lutje, të luturit pa pushim të besimtarit si shrehje e besnikërisë dhe aderimit të tij ndaj Zotit: “Jezusi u tregon nxënësve të vet një shëmbëlltyrë mbi domosdoshmërinë e lutjes së përhershme, të lutjes së thënë pa u lodhur (Lk 18,1).
Lutja është një urë komunikimi mes njeriut e Zotit, mes krijesës e Krijuesit, mes tokësores e qiellores, mes njerëzores e hyjnores. Sikur Moisiu, njeriu nuk lutet vetëm për vete, nuk hap për vete kanalin me Zotin por me Të e lidhë njerëzimin mbarë, lutët për mbarë njerëzimin. Sikur Krishti që ndërmjetëson për ne pranë Atit Qiellor, kështu edhe i krishtëri duhet të ndërmjetësoi për botën mbarë.
 
Të lutësh do të thotë të mendosh Zotin duke e dashur. Lutja është frymëmarrje e fesë; një i krishtërë që nuk lutet nuk ka fe. Lutja pastaj ushqehen e mbështetët nga besimi që ajo, herët a vonë, do të sjell fryte. Të lutësh nuk kurrë humbje kohe, nuk është tjetërsim nga realiteti por impenjim me forcën e Zotit, të veprosh në mëyrë që realiteti të bëhët e të jetë përherë për të mirën e njeriut.
Të lutësh do të thotë të vihesh në mënyrë të qartë e të dukshme në dritën e Zotit për të njohur e pranuar vetveten ashtu siç jemi: nevojtarë për Atë, për shenjtërinë e tij, për dashurinë e tij, për përdëllimin e tij, për fuqinë e tij në mënyrë që të mund të realizojmë planin e tij, e të jetojmë në përkim me të Birin e Tij Jezu Krishtin, të kryqëzuarin e të ngjallurin.







All the contents on this site are copyrighted ©.