2007-10-19 17:14:31

Koncert për nder të Nënë Terezës në Shkodër.


(19.10.2007 RV)E në sa ne po transmetojmë, në Teatrin Migjeni të Shkodrës përfundon koncerti simfonik i organizuar me rastin e 4-vjetorit të Lumnimit të Nënë Terezës, nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së qytetit, zotit Lorenc Luka.
Koncerti u ndoq nga artdashësit shkodranë të të tre besimeve, të cilët shprehën kështu nderimin e thellë për figurën madhore të së Lumes, që i përket gjithë njerëzimit, pa kurrfarë dallimi. Të pranishëm autoritete vendore e të ardhuara edhe nga kryeqyteti. Protagoniste në Koncert, orkestra simfonike e Qytetit të Veriut nën drejtimin e Kujtim Alisë: në krye të vendit në repertor “Ave Maria”.







All the contents on this site are copyrighted ©.