Imzot Diarmuid Martin përkujton në OKB 40-vjetorin e “Populorum progressio”.
(19.10.2007 RV)“Politika është përmasë themelore për ndërtimin e shoqërisë.
Kemi nevojë për rilindjen e politikës në botë e për një brezni të re politikanësh,
që frymëzohen nga ideale të mëdha”: këtë pohoi, të mërkurën e kaluar, kryeipeshkvi
i Dublinit e primati i Irlandës, imzot Diarmuid Martin pranë Selisë së Organizatës
së Kombeve të Bashkuara, me rastin e XL vjetorit të enciklikës “Populorum progressio”
të papës Pali VI, që ka në qendër të vëmendjes sfidën për përballimin nevojave të
kombeve më të varfëra e të popullsive të tyre.