2007-10-19 17:13:17

Ati i Shenjtë menonitëve: Të forcohet ecja drejt unitetit të fesë për shërimin e plagëve të kujtesës.


(19.10.2007 RV)Ishin në Asizi në takimin e parë historik ndërkonfesional e ndërfetar të 1986-tës e mandej edhe të janarit 2002-shit, pas tragjedisë së 11 shtatorit në SHBA, për t’u lutur për paqen. E paqja, si dhe mospranimi i çdo forme të dhunës, janë tiparet dalluese të bashkësisë së menonitëve, shprehje e kishave të reformuara, themeluar nga Meno Simonz, prift që jetoi në shekullin XVI. Asokohe themeluesi iu kundërvu Kishës së Romës, duke refuzuar parinë e Papës si dhe pagëzimin e foshnjave, sepse sipas tij, njeriu duhet të pagëzohet vetëm në moshë të pjekur.Benedikti XVI e priti delegacionin protestant anabatist të Konferencës botërore të menonitëve, duke i kujtuar rrugën e përbashkët në të cilën po ecin zyrtarisht që nga viti 1998 menonitët e katolikët, rrugë që ka çuar në publikimin e një Raporti, titulluar: “Të thirrur së bashku për të qenë veprimtarë të paqes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.