Arrestohen ish-policët specialë serbë për masakrat në Kosovë.
(19.10.2007 RV)Sipas njoftimit të televizonit serb, që citon zëdhënësin e policisë,
policia serbe arrestoi sot katër ish-anëtarë të njësisë speciale, që njihej me emrin
‘Akrepët’ dhe varej nga ministria e brëndshme. Paraushtarakët u arrestuan në Sremska
Mitrovica sepse dyshohen për pjesëmarrje në masakrimin e 19 shqiptarëve, ndërmjet
të cilëve edhe gra e fëmijë, në Podujevë të Kosovës më 1999. Një nga policët e
njësisë, Sasa Cvjetan, është dënuar dy vjet më parë me 20 vjet burgim për pjesëmarrje
në të njëjtën ngjarje. ‘Akrepët’ kanë marrë pjesë në luftimet e Kroacisë (1991-95)
e të Bosnjës (1992-95), para se të dërgoheshin në Kosovë, në vitet 1998-1999.Katër
policë të tjerë të njësisë ‘Akrepët’ u dënuan në prillin e kaluar me dënime që shkojnë
deri në 20 vjet burgim, duke iu njohur fajësia për vrasjen e gjashtë myslimanëve në
masakrën e vitit 1995, në Srebenicë të Bosnjës, ku u vranë 8 mijë myslimanë.