2007-10-18 17:39:05

Opozita në Shqipëri do të bojkotojë reformën e drejtësisë


(18.10.2007 RV)Kalojmë në Shqipëri, ku vazhdon kriza politike, pas kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor 2 ndaj kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Partia Socialiste paralajmëroi sot se do të tërhiqet nga reforma në drejtësi, nëse të djathtët nuk heqin dorë nga shkelja e vazhdueshme e kushtetutës. “Nisma më e fundit antikushtetuese e maxhorancës kuvendore, për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm, është dëshmi e qartë e largimit të maxhorancës nga tryeza politike e reformës” deklaroi kryetari i komisionit per Çështjet ligjore në Asamblenë Kombëtare, Ylli Manjani. Ndërkaq, krerët kryesorë të shtetit shqiptar ndodhen jashtë vendit. Në rast rreziku, çdo gjë është në dorën e zv.kryeministrit Gazmend Oketa.







All the contents on this site are copyrighted ©.