2007-10-17 18:14:43

Në Karakas vdiq në moshën 85 vjeçare, kardinali venezuelan, Rosario Kastilo Lara.


(17.10.2007 RV)Kardinali Lara, kryetar nderi i Administratës të Pasurisë së Selisë Apostolike dhe i Komisionit Papnor për Qytet-Shtetin e Vatikanit, vdiq pas një sëmundjeje, që u rëndua shumë javën e fundit.Papa Benedikti XVI, përmes një telegrami, shprehu ngushëllimet për vdekjen e kardinalit Lara, i cili “punoi shumë vjet në Kurien Romake me përkushtim të thellë për çështjen e Ungjillit e me dashuri të pakufishme për Kishën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.