2007-10-16 17:49:17

Vizitë historike e presidentit rus Putin në Iran


(16.10.2007 RV)“Shprehim mbështetjen tonë për Traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe për të gjitha programet bërthamore paqësore”. Kështu tha sot në Teheran, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë konferencës së shtypit në fund të samitit të 5 vendeve të Detit Kaspik. Kjo është vizita e parë e një lideri rus në Iran, që nga vizita e Stalinit në vitin 1943. Putin është takuar me presidentin iranian Ahmadinexhad.
Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts ka deklaruar se të gjitha opcionet për Iranin mbeten të hapura. Gejts gjithashtu i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të rrisë presionin dhe të zbatojë sanksione më të ashpra, për të frenuar aspiratat bërthamore të Teheranit.








All the contents on this site are copyrighted ©.