2007-10-16 17:28:51

Takimi katoliko-ortodoks i Ravenës përfundoi me një bilanç pozitiv.


(16. 10.2007 RV)Përfundoi, të dielën e kaluar, Asambleja X plenare e Komisionit të përbashkët ndërkombëtar për dialogun teologjik ndërmjet Kishës katolike e asaj ortodokse. Takimin e madh ekumenik e kryesuan dy bashkë-kryetarët, kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve dhe metropoliti ortodoks, Ioanis i Pergamos. U fol kryesisht për temën: “Pasojat ekleziologjike e kanonike të natyrës sakramentore të Kishës; Bashkimin kishtar, pajtimin e autoritetin”. Temë teologjike me interes të veçantë ekumenik – siç nënvizoi edhe Benedikti XVI në lutjen e Engjëllit të Tënzot, të dielën e kaluar. Bilançi i takimit është pozitiv.







All the contents on this site are copyrighted ©.