2007-10-16 19:09:48

Takimet e Gjeçovit 2007 në Zym të Hasit afër Prizereni e në Janjevë afër Prishtinës


(16.10.'07 RV)Të shtunën e kaluar, më 13 tetor, në Zym të Hasit afër Prizerenit u mbajtën Takimet e Gjeçovit 2007. Ishin këto Takimet e 36-ta me radhë, ku si çdo vit qindra e qindra njerëz vijnë nga të gjitha anët e Kosovës për të kujtuar figurën e madhe të këtij kolosi. Këto takime janë edhe me të bukura sepse janë vërtetë takime të banorëve të Zymit më gurbetçarët dhe me njerëzit e tjerë të ardhur enkas për ketë punë, që të mblidhen nën hijen e figurës së Atë Shtjefnit.
Mysafirët ishin të shumtë, figura të njohura të politikës, artit e të kulturës, e në veçanti dashamirës të shumtë të fjalës së shkruar.
Pas përshëndetjeve u mbajt Ora e Anton Pashkut, ku u lexuan poezi nga më të ndryshmet të poetëve tanë të mirënjohur. Po këtu u zbulua lapidari i Abetares së Zymit, këtij dokumenti të gjallë të shkruar në Zym në vitin 1900.
Edhe Shoqëria kulturore artistike Katarina Josipi ishte si gjithmonë e gatshme të japë një program të shkëlqyeshëm me vallet karakteristike të Hasit.
Kah mbarimi të gjithë të pranishmit shkuan te shtatorja e Nënë Terezës dhe vuan lule të freskëta. Po më hollësisht nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj..RealAudioMP3 .







All the contents on this site are copyrighted ©.